Thirrje për projekte: Programi i Ndihmës për Botim (PAP) – sesioni i të drejtave
I përqendruar në cedimin e të drejtave, Programi i Ndihmës për Botim i Institut français de Paris (PAP) mbështet punën dhe angazhimin e shtëpive botuese të huaja që zhvillojnë një politikë botimi të titujve të përkthyer nga frëngjishtja, duke bërë kështu të mundur qasjen e një publiku jofranëngjishtfolës në krijimtarinë dhe mendimin bashkëkohor francez.
Ky program shërben gjithashtu si mbështetje për programimin e Instituteve Franceze në mbarë botën dhe të partnerëve të tyre lokalë, në plotësim të Programeve lokale të Ndihmës për Botim të menaxhuara nga Zyrat e Librit.
Që nga viti 1990, të gjitha këto programe kanë kontribuar në botimin e afro 26 000 titujve të autorëve francezë në 80 vende.
Kush mund të aplikojë ?
Ky program u dedikohet shtëpive botuese të huaja që dëshirojnë të përfshijnë në katalogun e tyre, qoftë në version të përkthyer apo në version origjinale, tekste të autorëve dhe autoreve frankofonë, të botuara fillimisht në Francë nga një shtëpi botuese. Shtëpitë botuese që dëshirojnë të përfitojnë nga ky mekanizëm mbështetës duhet të kontaktojnë institucionet e rrjetit kulturor francez në vendin e tyre për të dorëzuar aplikimin.
Kush i përzgjedh dosjet ?
Komisioni i përzgjedhjes përbëhet nga ekspertë të sektorit të botimeve franceze, përfaqësues të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Kulturës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit.
Cilat janë kriteret e pranueshmërisë dhe të përzgjedhjes ?
Ky program përfshin të gjitha fushat e botimit, përveç teksteve shkollore, veprave teknike dhe librave praktikë.
Për çdo dosje, komisioni mbështetet në vlerësimin e detajuar të formuluar nga rrjeti kulturor, si dhe në kriteret e mëposhtme:
- Marrja e rrezikut nga shtëpitë botuese të huaja (përkthimi i parë, notorieteti i shkrimtarit, zhanër pak i përfaqësuar). Komisioni favorizon autorët bashkëkohorë;
- Cilësia e veprës dhe rëndësia e saj në kuadër të mendimit dhe krijimtarisë franceze;
- Përshtatshmëria e përkthimit të saj brenda peizazheve editoriale dhe tregjeve lokale, si dhe në kuadër të një veprimi strukturues të përfaqësisë;
- Cilësia e përkthimit dhe referencat e përkthyesit;
- Shuma e mbështetjes financiare të kërkuar (në përputhje me tarifat që zakonisht zbatohen në tregun përkatës);
- Profili i shtëpive botuese (cilësia e punës së tyre, përsëritshmëria e kërkesave për mbështetje, numri i titujve të propozuar).
Për më shumë informacione, ju lutemi t’i referoheni rregullores së programit.
Kalendari 2026
Për edicionin 2026 të PAP, janë planifikuar dy sesione, në mars dhe në tetor.
Session 1 :
- Hapja: e premte, 12 dhjetor 2025
- Mbyllja: e premte, 6 shkurt 2026
- Komisioni: e mërkurë, 18 mars 2026
