Kush jemi ne?
Instituti Francez i Kosovës, i hapur në vitin 2024, është një institucion me autonomi financiare (EAF) që varet nga Ambasada e Francës në Kosovë. Me adresë në Prishtinë, ai inkurajon iniciativat kulturore dhe mbështet personat që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore ose profesionale në frëngjisht, shqip ose serbisht.
Çfarë bëjmë ne?
Me misionin për ta bërë gjuhën dhe kulturën franceze të aksesueshme për një publik sa më të gjërë , Instituti Francez përdor disa mjete:
- Kurse të gjuhës: në prezencë ose online, kurse të frëngjishtes, shqipes dhe serbishtes të përshtatura për të gjitha moshat dhe nivelet.
- Ngjarje kulturore: një program i pasur dhe i larmishëm ekspozitash, takimesh, konferencash dhe debatesh.
- Certifikime: seanca provimesh DELF/DALF TCF dhe DFP për të certifikuar nivelin e gjuhës.
- Studime në Francë: të gjitha informacionet dhe burimet e nevojshme për të studiuar në Francë përmes Campus France.
- Biblioteka: një shumëllojshmëri veprash në dispozicion.
Ekipi ynë
Edouard MAYORAL
Drejtor i Institutit Francez në Kosovë dhe Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore
Émeline BLANDIN
Drejtoreshë e deleguar e Institutit Francez në Kosovë
Valon IBRAJ
Atashe kulturor
Valira Dedinca
Sekretar i Përgjithshëm
Esther Ollivier
Ngarkuar me misioni per bashkpunim teknik