Back

Neni 1 – Objekti

Këto kushte të përgjithshme të shitjes (KPSH) rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Institutit Francez të Kosovës (këtu e tutje “IFK”) dhe klientëve të tij (këtu e tutje “Klienti”), lidhur me blerjen e kurseve të gjuhës, punëtorive kulturore, ngjarjeve, abonimeve në bibliotekë dhe çertifikimeve gjuhësore.

 

Neni 2 – Pranimi i kushteve

Çdo porosi (kurs, abonim, aktivitet kulturor) e bërë pranë Institutit Francez të Kosovës nënkupton pranimin e plotë të këtyre kushteve të përgjithshme të shitjes. Gjatë regjistrimit të tij, Klienti pranon që ka njohur këto kushte dhe i pranon ato plotësisht duke nënshkruar këtë dokument.

 

Neni 3 – Regjistrimi dhe pagesa

3.1 Regjistrimi

Regjistrimi në kurse bëhet me email pranë Institutit Francez të Kosovës: çdo regjistrim konsiderohet i vlefshëm vetëm pas pranimit të plotë dhe të përfunduar të pagesës së plotë të tarifave të kursit.

Kursi i Institutit Francez të Kosovës është i hapur për persona nga mosha 6 vjeç. Kurset për të rritur janë të disponueshme nga mosha 16 vjeç, me kushtin që personat nga 16 deri në 18 vjeç të kenë autorizimin e nënshkruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Nivelet e kurseve të ofruara nga Instituti Francez i Kosovës përcaktohen sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët.

3.2 Pagesa

Pagesa mund të kryhet me transfertë bankare në llogarinë e Institutit Francez të Kosovës. Të gjitha shpenzimet bankare të lidhura me pagesën mbulohen nga Klienti.

Pagesa bëhet paraprakisht. Gjatë regjistrimit, Klienti mund të zgjedhë një opsion që i jep akses në librin dhe fletoren e ushtrimeve, si dhe regjistrimin në Bibliotekën e IFK-së, i vlefshëm për një vit.

Pas fillimit të kurseve, IFK nuk rimburson asnjë shumë të paguar.

 

Neni 4 – Tarifat

Tarifat e kurseve, punëtorive dhe abonimeve janë të shënuara në euro (EUR) dhe përfshijnë të gjitha taksat e zbatueshme. Instituti Francez i Kosovës rezervon të drejtën për të ndryshuar tarifat e tij në çdo kohë, por çmimet e zbatueshme janë ato që janë në fuqi në momentin e regjistrimit.

Neni 5 – Anulimi dhe rimbursimi

5.1 Anulimi nga Instituti

Hapja e kursit varet nga një numër i mjaftueshëm pjesëmarrësish. Instituti Francez i Kosovës rezervon të drejtën për të anuluar një kurs që nuk ka filluar, nëse nuk arrihet një numër i mjaftueshëm pjesëmarrësish ose për ndonjë arsye tjetër të rëndësishme.

Në rast anulimi të një kursi ose punëtorie nga Instituti Francez i Kosovës, ai ofron një zgjidhje zëvendësuese ose një rimbursim të plotë.

5.2 Anulimi nga Klienti

Klienti mund të anulojë regjistrimin e tij deri në 5 ditë para datës së fillimit të kursit dhe do të marrë në këmbim një kredi për shumën përkatëse. Pas këtij afati, kursi nuk është i rimbursueshëm.

5.3 Kurset individuale

Kurset individuale mund të zhvillohen në ambientet e Institutit Francez ose në një vend specifik të zgjedhur nga Klienti (zyrë ose shtëpi). Çmimet varen nga vendndodhja e mësimdhënies dhe i komunikohen Klientit para regjistrimit.

Në rast të një papriture nga ana e Klientit, ai duhet të njoftojë IFK-në, të paktën 24 orë përpara kursit. Një anulim i bërë brenda 24 orëve para kursit do të faturohet, por nuk do të konsiderohet si braktisje vullnetare.

Megjithatë, situatat e mëposhtme do të faturohen dhe do të konsiderohen si braktisje vullnetare nëse:

  • Klienti nuk paraqitet në kurs për arsye personale pa njoftuar Institutin Francez të Kosovës.
  • Klienti vonohet më shumë se 15 minuta pa njoftuar Institutin Francez të Kosovës.

 

Neni 6 – Rregullorja e Brendshme

Çdo sjellje diskriminuese, e pacivilizuar, e dhunshme apo kërcënuese do të trajtohet me rreptësinë më të madhe. IFK i kushton vëmendje maksimale situatave të ngacmimit moral dhe seksual dhe rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime ligjore në rast të sjelljes së papërshtatshme ose devijante.

Nëse sjellja e Klientit është e tillë që dëmton zhvillimin e mirë të kurseve të gjuhës dhe aktiviteteve të organizuara nga IFK ose dëmton reputacionin e tij, Instituti Francez i Kosovës mund të përjashtojë Klientin, pa njoftim paraprak dhe pa rimbursim.

 

Neni 7 – E drejta e imazhit

Instituti Francez i Kosovës mund të bëjë fotografi ose video të Klientit dhe t’i përdorë ato për komunikimin e tij digjital, si dhe në dokumentet e tij informuese dhe komunikative.

Nëse Klienti refuzon të shfaqet në këto materiale komunikimi, ai duhet ta deklarojë këtë me shkrim dhe të dorëzojë kërkesën e tij te Drejtori i Institutit Francez të Kosovës.

 

Neni 8 – Pronësia intelektuale

Të gjitha përmbajtjet, materialet e kurseve, dokumentet dhe materialet e tjera të ofruara nga Instituti Francez i Kosovës mbrohen nga të drejtat e pronësisë intelektuale. Çdo riprodhim, shpërndarje ose përdorim i paautorizuar është rreptësisht i ndaluar.

 

Neni 9 – Mbrojtja e të dhënave personale

Instituti Francez i Kosovës angazhohet të mbrojë të dhënat personale të Klientit në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të dhënat e mbledhura përdoren vetëm në kuadër të shërbimeve të ofruara nga IFK dhe nuk u komunikohen palëve të treta pa pëlqimin e Klientit.

 

Neni 10 – Konfliktet

Në rast të një konflikti, do të kërkohet një zgjidhje miqësore para ndërmarrjes së ndonjë veprimi ligjor. Në mungesë të një marrëveshjeje miqësore, vetëm gjykatat e Prishtinës do të kenë kompetencë.

 

Neni 11 – Ndryshimi i kushteve të përgjithshme të shitjes

Instituti Francez i Kosovës rezervon të drejtën për të ndryshuar këto kushte të përgjithshme të shitjes në çdo kohë. Kushtet e reja do të jenë të zbatueshme që nga publikimi i tyre në faqen e internetit të IFK-së.

 

Neni 12 – E drejta e zbatueshme

Këto kushte të përgjithshme të shitjes i nënshtrohen ligjit të Kosovës.