Thirrja për bashkëpunim 2025 i programit Europe Creative u hap më 10 dhjetor 2024! I nxjerrë nga segmenti Kulturor, është e hapur për pjesëmarrësit kosovarë në sektorët kulturorë dhe krijues. Keni afat deri më 13 maj 2025 për të dorëzuar projektin tuaj.
Çfarë është thirrja për bashkëpunim?
Kjo është një thirrje për projekte nga segmenti Kulturor i programit Europe Creative, i cili synon të mbështesë projekte që inkurajojnë krijimin dhe qarkullimin e veprave dhe artistëve në Evropë, si dhe qasje inovative, të gjitha këto në sektorët kulturorë dhe krijues.
Çfarë nënkuptohet me “sektorë kulturorë dhe krijues”? Këta sektorë mbulojnë të gjitha fushat e artit dhe krijimtarisë (muzikën, trashëgiminë, arkitekturën, dizajnin, modën, letërsinë, artet skenike, artet vizuale, etj).
Cilat janë qëllimet?
Thirrja synon disa qëllime, përfshirë:
- Forcimi i kapaciteteve: forcimi i aftësive të aktorëve kulturorë dhe artistikë, zhvillimi i mikro-organizatave kulturore dhe krijuese
- Forcimi i inkluzionit social dhe dialogut ndërkulturor
- Ndarja e resurseve dhe lehtësimi i shpërndarjes transnacionale të përmbajtjeve dhe qarkullimit të artistëve
- Forcimi i angazhimit qytetar dhe qytetarisë aktive (për shembull, me grupe vulnerabël ose në territore të caktuara)
- Eksperimentimi me praktika ose modele të reja, shpërndarja e praktikave inovative dhe të qëndrueshme
Programi Europa Kreative kontribuon në tranzicioni e gjelbër dhe dixhital, dhe në forcimin e qëndrueshmërisë sociale dhe ekonomike. Pra, projektet duhet të integrojnë këto dimensione, duke favorizuar gjithashtu bashkëpunimin transnacional.
Risitë e thirrjes për 2025
Nuk ka më prioritete tematike, por duhet të zgjidhet një qëllim strategjik ndërmjet:
- Krijimi dhe qarkullimi transnacional
- Inovacioni
Çështjet dhe prioritetet e thirrjeve të mëparshme duhet të integrohen në konsorcium dhe në hartimin e projektit. Thirrja mbështet veçanërisht projektet të angazhuara në zhvillimin e publikut, inkluzionin social, qëndrueshmërinë, dixhitalizimin, dimensionin ndërkombëtar ose mbështetje për sektorët kulturorë dhe krijues të Ukrainës.
Për kë?
Çdo strukturë publike ose private, fitimprurëse ose jo, nga sektorët kulturorë dhe krijues.
Me kë?
Projekti duhet të realizohet nga një konsorcium. Ky konsorcium duhet të përbëhet nga një koordinator dhe të paktën dy partnerë nga vende të ndryshme që marrin pjesë në program. Koordinatori duhet të dëshmojë të paktën 2 vjet ekzistencë ligjore.
Shkallë të ndryshme, financime të ndryshme.
|
Shkalla e vogël | Shkalla mesatare | Shkalla e madhe |
Numri minimal i vendeve partnere | 3 | 5 | 10 |
Përqindja e bashkëfinancimit | 80% | 70% | 60% |
Shuma maksimale | 200.000 euro | 1.000.000 euro | 2.000.000 euro |
Kohëzgjatja maksimale | 48 muaj | 48 muaj | 48 muaj |
Parafinancimi | 80% | 80% | 40% |
Projektet mbështeten në bazë të financimit të dakorduar.
Shpenzimet e pranueshme
- Shpenzimet direkte: shpenzimet për stafin, shpenzimet për nënkontraktimin, shpenzimet për mbështetje financiare për palë të treta, shpenzime të tjera direkte.
- Shpenzimet indirekte: pranohen në bazë të një norme fikse prej 7% të shpenzimeve direkte pranueshme.
Ne çfarë afati?
Aplikimet duhet të dorëzohen në platformën Funding&Tenders para datës 13 maj 2025.
Për më shumë informacion
Për më shumë informacion mbi bashkëpunimin evropian në Francë dhe në Kosovë, kontaktoni cooperation@if-kosovo.com
Për më shumë informacion mbi programin Evropa kreative dhe kontaktet e dobishme, vizitoni faqen për bashkëpunim evropian të Institutit Francez të Kosovës.
Këtu mund të gjeni dokumentin e thirrjes, në anglisht.