Vizita e Kryeministrit në Institutin Francez të Kosovës
- Posted by Communication
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 3 Shtator, 2024
Më 3 shtator, Instituti Francez i Kosovës priti Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, dhe Zëvendësministrin e Brendshëm, z. Bardhyl Dobra, për një vizitë në ambientet e Institutit. Të shoqëruar nga Ambasadori i Francës, z. Olivier Guérot, Drejtori i Institutit, z. Édouard Mayoral, dhe Zêvendësdrejtoresha e Institutit, znj. Émeline Blandin, ata patën mundësinë të shohin nga afër sallat e ndryshme të mësimit , si dhe aktivitetet kulturore dhe kurset që ofrohen.
Kjo vizitë ishte një rast për të prezantuar metodat e mësimdhënies së frëngjishtes dhe shqipes që ofrohen në Institutin Francez të Kosovës, si dhe partneritetet e ndryshme universitare, institucionale dhe kulturore të Institutit. Zoti Kryeministër pati gjithashtu mundësinë të bisedojë në distancë me Profesorin Goddard mbi projektet e bashkëpunimit midis Francës dhe Kosovës në fushat e kujtesës dhe arkeologjisë.
Instituti Francez i Kosovës dëshiron të falënderojë z. Albin Kurti, znj. Arbërie Nagavci dhe z. Bardhyl Dobra për praninë dhe entuziazmin e tyre ndaj aktiviteteve të Institutit.