Tourneu i Ballkanit
- Posted by Communication
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 29 Tetor, 2024
Tourneu i Ballkanit u ndal dje në Kosovë për t’u prezantuar studentëve kosovarë shumëllojshmerine e programeve të disponueshëm në Francë.
Gjatë mëngjesit, studentët e Universitetit të Prishtinës u pritën nga z. Olivier Guérot, Ambasadori i Francës në Kosovë, dhe z. Édouard Mayoral, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, të shoqëruar nga z. Arben Hajrullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës, znj. Milote Sadiku, Prodekane për marrëdhënie ndërkombëtare në Fakultetin e Filologjisë, dhe znj. Remzie Shahini-Hoxha, Prodekane për projekte dhe infrastrukturë në Fakultetin Filologjik. Studentët më pas patën mundësinë të diskutojnë me përfaqësuesit e disa institucioneve të arsimit të lartë francez për mundësitë e tyre për të studiuar në Francë.
Risi këtë vit, Tourneu i Ballkanit u zhvendos më pas në Mitrovicë për të takuar studentët e International Business College Mitrovica (IBCM). Përfaqësuesit e institucioneve franceze i prezantuan studentëve programet e arsimimit sipas tematikave të ndryshme.
Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës dëshirojnë të falënderojnë pjesëmarrësit për praninë dhe përkushtimin e tyre, të gjithë studentët pjesëmarrës në këtë Panair të studimeve në Francë, si dhe Universitetin e Prishtinës dhe IBCM për mikpritjen e tyre!