Punëtoritë e Shefit Christophe
- Posted by Communication
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 7 Tetor, 2024
- Comments 0 comment
Të shtunën e kaluar, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez në Kosovë kishin kënaqësinë të mirëprisnin Shefin Christophe për dy punëtori kulinare me temë sportin! Në ambientet e Institutit Francez në Kosovë, mëngjesi filloi me një punëtori të dedikuar për fëmijët, duke u mundësuar atyre të përgatisnin një ëmbëlsirë të shpejtë dhe të shijshme, perfekte pas sportit! Edhe të rriturit patën punëtorinë e tyre, për të gatuar dy receta me bazë vezën: një recetë “si në shtëpi” dhe një tjetër “si në Rezidencën e Francës”.
Një falënderim i madh për Shefin Christophe dhe për të gjithë pjesëmarrësit e punëtorive për këtë mëngjes të mrekullueshëm të ndarjes kulinare!
You may also like
Nëntorin Dixhital
27 Nëntor, 2024
ReMusica – Debate
6 Nëntor, 2024
Tourneu i Ballkanit
29 Tetor, 2024