Back

Projekti Genesis

Projekti Genesis ka për qëllim të përgadisë deri në 65 profesionistë të rinj kosovarë në multimedia (animacion, lojëra video, audiovizual), dhe të ndihmojë disa prej tyre në krijimin e bizneseve të tyre dhe vënien e tyre në kontakt me profesionistë francezë.

I mbështetur me gati 500,000 € dhe i financuar nga Ministria franceze e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Genesis do të zbatohet në bashkëpunim me Institutin e ri Francez të Kosovës dhe Anibar. Nga ky projekt do të përfitojnë jo vetëm të rinjtë kosovarë sipërmarrës në kulturë, por edhe industritë kulturore dhe krijuese kosovare te krijimtarisë audiovizuale, multimedia dhe lojëra video.