Nëntorin Dixhital
- Posted by Communication
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 27 Nëntor, 2024
Këtë të mërkurë, më 27 nëntor, Instituti Francez i Kosovës pati kënaqësinë të mirëpriste znj. Arta Agani, z. Driton Selmani dhe znj. Laureta Hajrullahu për një konferencë mbi ndikimin e teknologjive të reja në prodhimin artistik, në kuadër të #NovembreNumérique.
Në prani të Ambasadorit të Francës, z. Olivier Guérot, dhe Drejtorit të Institutit Francez të Kosovës, z. Édouard Mayoral, kjo konferencë ishte një mundësi për artistët të shkëmbejnë mendime mbi evolucionin e proceseve krijuese dhe rolin që zënë teknologjitë e reja në prodhimin artistik, duke ndarë gjithashtu përvojat e tyre të kaluara.
Në Institutin Francez të Kosovës dhe në Ambasadën e Francës në Kosovë, synojmë të luajmë një rol kyç në bashkëpunimin artistik midis Francës dhe Kosovës, duke qenë sa më pranë artistëve!