Muzika forcon lidhjet ndërmjet komuniteteve dhe nxit përfshirjen sociale. Në vitin 2025, projekti “MusiKOS” do të kontribuojë në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë muzikore kosovare, duke u siguruar që ajo të pasqyrojë diversitetin e popullsisë së saj.
Projekti “MusiKOS“, ose „Fostering Musical Talent and Cultural Diversity: Empowering Kosovo’s Youth through Inclusive Music Education and Performance“, ka për qëllim të zhvillojë talentin e muzikantëve të rinj në Kosovë.
Audicione do të mbahen në të gjithë vendin për të përzgjedhur nxënësit më të talentuar, duke u fokusuar veçanërisht tek fëmijët nga shtresat socio-ekonomike të pafavorizuara. Ata do të përfitojnë nga një trajnim intensiv individual dhe orkestral gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, ata do të kenë mundësinë të marrin mentorim nga muzikantë profesionistë francezë dhe gjermanë, për t’u treguar se një karrierë muzikore ndërkombëtare është e mundur.
Në fund të vitit, nxënësit do të performojnë së bashku si orkestër në një koncert që do të festojë repertorin e pasur francez, gjerman dhe kosovar.
“MusiKOS” është një iniciativë e Institut Français du Kosovo, Goethe-Zentrum Prishtina dhe Amadeus, shoqata e lidhur me shkollën e muzikës me të njëjtin emër.
————-
Inaugurimi i projektit – 22 janar, dita e miqësisë franko-gjermane
Më 22 janar 2025, në Ditën e Bashkëpunimit Franko-Gjerman, projekti u inaugurua në shkollën Amadeus, në prani të Ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, zëvendësambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, dhe drejtoreshës së shkollës Amadeus, Hana Petrovci.





