Festivali ReMusica – Festivali Ndërkombëtar i Muzikës – do të mbahet nga data 5 deri më 9 nëntor në Prishtinë. Programi përfshin disa koncerte, si dhe punëtori dhe konferenca.
Në këtë kuadër, Instituti Francez i Kosovës do të presë një punëtori më 6 nëntor nga ora 9:30 deri në 10:30: “The Importance of Supporting Emerging Artists in Festival Programmes.”
Me pjesëmarrjen e Marti Sancliment (Festivali Jordi Savall), Dea Ahma (kompozitore), Margherita Berlanda (akordeoniste), Jean Baptiste Zellal (kompozitor), Esther Kretzinger (Kulturhaltestelle), Ersan Januzi (kompozitor), Memli Kelmendi (kompozitor), Fjolla Gashi (kompozitore), Sovran Nrecaj (artist). Moderuar nga Simon Mundy / kolumnist në Eye on London dhe shkrimtar rezident në Continue Connect.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen e tyre të internetit dhe faqen e tyre në Facebook.