Ministria e Arsimit të Francës ofron shumë certifikata në frëngjisht si gjuhë të huaj për të verifikuar aftësitë në frëngjisht, nga nivelet fillestare deri ato më të avancuara.
Gjeni më poshtë certifikatat që ofron Instituti Francez i Kosovës.
DELF DHE DALF
Përdorues fillestar.
Mund të kuptoni dhe përdorni shprehje të njohura dhe të zakonshme si dhe deklarata shumë të thjeshta që synojnë të plotësojnë nevoja konkrete. Mund të komunikoni në mënyrë të thjeshtë nëse bashkëbiseduesi është i gatshëm të ndihmojë.
Përdorues fillestar.
Mund të kuptoni fraza të veçanta dhe shprehje të zakonshme, dhe të komunikoni mbi detyra të thjeshta dhe të zakonshme. Mund të flisni për tema që lidhen me ambientin dhe nevojat tuaja të menjëhershme.
Përdorues i pavarur.
Mund të kuptoni pikat thelbësore të një diskutimi dhe mund të shpreheni në shumicën e situatave, duke bërë një shpjegim, shprehur projekte ose ide.
Përdorues i pavarur.
Mund të kuptoni përmbajtjen thelbësore të temave të trajtuara, edhe nëse janë të qarta ose abstrakte, duke komunikuar në mënyrë spontane, të qartë dhe të detajuar.
Përdorues i avancuar.
Kuptoni një gamë të gjerë tekstesh të gjata dhe të kërkuara dhe shpreheni spontanisht dhe rrjedhshëm pa kërkuar fjalë. Jeni të rehatshëm në jetën sociale, profesionale ose akademike.
Përdorues i avancuar.
Kuptoni pa mundim gjithçka që lexoni ose dëgjoni. Shpreheni rrjedhshëm dhe me saktësi.
Për më shumë informacion mbi standardet e Kuadrit Europian të Përbashkët të Referencës për Gjuhët, vizitoni faqen.
DELF/DALF Tout public
DELF dhe DALF Tout public janë të destinuara për të rritur të huaj ose francezë, të cilët dëshirojnë të ertifikojnë aftësitë e tyre në gjuhë frënge për qëllime personale ose profesionale.
Provimet e DELF dhe DALF përbëhen nga 4 pjesë: të kuptuarit me degjim; të kuptuarit me shkrim; të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim.
Për më shumë informata dhe shembuj mbi përmbajtjen e provimeve, vizitoni faqen.
DELF Prim dhe DELF Junior
Versionet Junior dhe Prim të DELF janë ndërtuar mbi të njëjtën strukturë si DELF Tout Public. Vetëm tematika ndryshon për të pasqyruar interesat e rinisë në materialet dhe pyetjet e trajtuara.
DELF Prim dhe DELF Junior përbëhen nga 4 pjesë: të kuptuarit me degjim; të kuptuarit me shkrim; të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim.
Për më shumë informata dhe shembuj mbi përmbajtjen e provimeve, vizitoni faqen.
Diplôme d’Étude en Langue Française (DELF) Prim është e destinuar dhe e përshtatur për fëmijët nga 5 deri në 6 vjeç, fillestarë në frëngjisht si gjuhë të huaj.
DELF Prim përfshin 3 diploma që përkojnë me nivelet e Kuadrit Evropian të Referencës për Gjuhët: DELF A1.1, DELF A1 dhe DELF A2.
Diplôme d’Étude en Langue Française (DELF) Junior është e destinuar për të rinjtë nga 7 deri në 15 vjeç që dëshirojnë të certifikojnë aftësitë e tyre në gjuhën frënge.
DELF Junior përfshin 4 diploma që përkojnë me nivelet e Kuadrit Evropian të Referencës për Gjuhët: DELF A1, DELF A2, DELF B1 dhe DELF B2.
TCF
Testi i Njohurive në Frëngjisht është i destinuar për çdo person nga 16 vjeç e lart, për të cilin frëngjishtja nuk është gjuha amtare dhe që dëshiron, për arsye akademike, profesionale ose personale, të certifikojë nivelin e tij të frëngjishtes.
TCF është pjesë e kërkesës për Regjistrim të Parë (DAP), për pranimin e një të huaji mbi 16 vjeç në disa institucione franceze të arsimit të lartë.
Ekzistojnë 4 versione të TCF-së, në varësi të përdorimit të certifikatës, të përbëra nga prova të ndryshme:
Vlerëson aftësitë në frëngjisht për arsye akademike, profesionale ose personale.
Provimi i TCF për Publikun e Gjerë përbëhet nga 3 pjesë të detyrueshme (kuptimi i të dëgjuarit; zotërimi i strukturave të gjuhës dhe kuptimi i të shkruarit), në formën e pyetjeve me zgjedhje quiz (QCM) dhe 2 pjesë shtesë dhe të zgjedhshme (të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim), të propozuara në formën e ushtrimeve që kandidati mund të zgjedhë të bëjë në përputhje me nevojat e tij.
Vlerëson nivelin e frëngjishtes në kuadër të një kërkese për marrjen e nënshtetësisë franceze.
Provimi i TCF IRN përbëhet nga 4 pjesë të detyrueshme që vlerësojnë aftësitë në frëngjisht si gjuhë e përgjithshme: të kuptuarit me degjim; të kuptuarit me shkrim; të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim.
Vlerëson nivelin e frëngjishtes në kuadër të një dosjeje për imigrim ekonomik në Kanada, ose marrjen e nënshtetësisë kanadeze.
Provimi i TCF Kanada përbëhet nga 4 pjesë të detyrueshme që vlerësojnë aftësitë në frëngjisht si gjuhë e përgjithshme: të kuptuarit me degjim; të kuptuarit me shkrim; të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim.
Vlerëson nivelin e frëngjishtes në kuadër të një dosjeje për imigrim në Ministrinë e Imigracionit, Francizimit dhe Integrimit (MIFI) të Quebec-ut.
Provimi i TCF Quebec përbëhet nga 4 pjesë modulare që vlerësojnë aftësitë në frëngjisht si gjuhë e përgjithshme: të kuptuarit me degjim; të kuptuarit me shkrim; të shprehurit me gojë dhe të shprehurit me shkrim. Çdo kandidat mund të zgjedhë të bëjë, sipas dëshirës, një ose më shumë nga këto prova.
Për më shumë informata dhe shembuj mbi përmbajtjen e provimeve, vizitoni faqen.
Dedikuar diplomatëve, funksionarëve ndërkombëtarë, gazetarëve, për të cilët frëngjishtja shpesh është gjuha e parë ose e dytë e punës.
Dedikuar stafit të ndërmarrjeve ose administratave, në të gjitha funksionet që i vendosin ata në komunikim, në shkrim ose me gojë, me bashkëbisedues frëngjishtfolës.
Dedikuar profesionistëve të hotelerisë, turizmit dhe restoraneve që merren me mikëpritjen e klientëve.
Dedikuar çdo personi që ushtron një profesion mjekësor, për t’i mundësuar institucioneve dhe ndërmarrjeve të sektorit të shërbejnë më mirë një klientelë dhe pacientë që flasin frëngjisht, ose të zhvillohen në një treg frëngjishtfolës.