Back

Zhvillimi i programit Erasmus u mundëson studentëve kosovarë akses në një numër gjithnjë në rritje mundësishë në Francë, përmes shkëmbimeve pedagogjike me universitete franceze.

Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka disa partneritete me universitete franceze në varësi të fushës së studimit:

  • Ekonomi-Menaxhim: që nga viti 2017, janë ofruar marrëveshje mobiliteti dhe mësimdhënie online me universitetin Côte d’Azur në Nice, për profesorët, doktorantët dhe studentët e Masterit.
  • Drejtësia: janë ofruar shkëmbime me universitetin Paris Nanterre.
  • Frëngjisht: që nga viti 2020, janë vendosur marrëveshje mobiliteti me universitetin e Caen për të bërë më tërheqës mësimin e frëngjishtes. Këto shkëmbime janë të hapura për studentët dhe profesorët e departamentit të frëngjishtes.

Kolegji AAB, Fushë Kosovë

Kollegium AAB ofron mobilitet Erasmus me universitetin e Caen që nga viti 2022, si dhe me universitetin e Lille që nga viti 2024.

Më shumë informacione në faqen e tyre të internetit.