Shefi Christophe dhe Nathalie Richard-Vitton
- Posted by Communication
- Categories Interviews
- Date 23 Dhjetor, 2024
A mund të prezentoheni?
Shefi Christophe: Unë quhem Chrisophe Dovergne, unë jam kuzhinier dhe arsimtar. Unë jam gjithashtu shefi Christophe në internet bashkëpunoj me Nathalie.
Nathalie Richard-Vitton: Emri im është Nathalie Richard-Vitton, bashkëpunëtore e Chef Christophe për kompaninë Cook Event ku ne shkruajmë libra gatimi, trajnime, konsultime, video virale për markat për rrjetet sociale dhe sigurisht kuzhinën!
Cila ka qenë lidhja juaj e parë me Kosovën?
Christophe: Qëndrimi i parë që bëmë në Kosovë ishte për dhe nën kujdesin – dhe kjo është akoma – e Ambasadës Franceze, e cila na beson të ofrojmë kurse gatimi, të krijojmë partneritete me shkollat, të trajnojmë të rinjtë në gatim dhe gjithashtu të promovojmë kuzhinën franceze dhe teknikat franceze të gatimit në rrethana të ndryshme.
Nathalie: Gjatë qëndrimit tonë të parë, një nga temat për ne ishte gjithashtu të promovonim një libër gatimi që kemi shkruar mbi kuzhinën tradicionale franceze, për t’u pajisur eventualisht me diplomen CAP të kuzhinës. Ne u përpoqëm t’i transmetojmë teknikat e gatimit në shkollat publike dhe private në Kosovë, pasi e kuptuam se kishim saktësisht të njëjtat teknika në kuzhinë, edhe nëse gatuanim në pjata të ndryshme.
Christophe: Gjatë qendrimit tonë vërejtëm shpejtësinë me të cilën vendi evoluoi në aspektin e kuzhinës, në materiale, në mallra, në produktet që mund të gjenim në supermarkete. Gjatë vizitës sonë të parë Ishte e vështirë të gjesh pluhur bajameje dhe sot po pyesim veten nëse do të përdorim apo jo dorën e Budës dhe kumkuatet. Në vetëm pak vite, ne kemi parë një ndryshim jashtëzakonisht të shpejtë dhe efektiv në nivelin e kuzhinës.
Cila është lidhja juaj me Kosovën sot?
Christophe: Sot kemi fatin të punojmë me Ambasadën Franceze në dy projekte kryesore: Festivalin e Filmit Frankofon dhe Javën e Frankofonisë dhe kthehemi për të marrë pjesë në aktivitete trajnuese dhe për të nxjerrë në pah kuzhinën franceze.
Nathalie: Ne kemi një lidhje të veçantë me Kosovën sepse, sa herë që shkojmë atje, çfarëdo ambienti dhe audiencë që kemi, kur bëjmë trajnime gatimi apo demonstrime, kemi përpara njerëz që duan të mësojnë, që janë të interesuar, të cilët gjithashtu duan të ndajnë me ne kuzhinën e Kosovës. Kështu që ne mësojmë në të njëjtën kohë: është një shkëmbim shumë i këndshëm. Kosovarët janë shumë mikpritës dhe të sjellshëm, dhe gatimi na mundêson të njihemi lehtësisht dhe të krijojmë momente mira të përbashkëta
A keni një rrëfim për të ndarë me ne?
Christophe: Gjatë vizitës sime të parë në Kosovë, këmba ime nuk kishte shkelur kurrë në këtë vend, arrita në aeroport dhe kuptova se valixhja ime ishte humbur. Kështu që shkoj të shoh një ushtar dhe i them se nuk e kam bagazhin – ai më thotë po çfarë t’i bësh, ka humbur. Dikush nga Ambasada vjen të më marrë dhe më thotë të njëjtën gjë – ndodh. Më pas shkojmë në Ambasadë dhe më pas është koha për të filluar punën. Por në valixhen time ishte pjata me djathë, kërmijtë, çokollata, një pjesë e madhe e menysë dhe mbi të gjitha gjësendet e kuzhinës. Kështu bëmë një menu për 10 persona (anëtarë të qeverisë së Kosovës dhe të Ambasadave të Prishtinës) me atë që ishte në frigoriferin personal të ambasadorit, ambasadës dhe disa sende ushqimore qê i blemë. Dhe mbi të gjitha, Kadrija – kuzhinierja e Rezidencës – ma huazoi xhaketën e saj. Dhe kështu, kur në fund të darkës, ambasadori na thirri për të përshëndetur mysafirët, unë kisha xhaketën e Kadrijes, e cila ishte shumë e vogël dhe e ngushtë për mua.
Nathalie: Herën e parë që erdhëm, ishte për një mision, për punë. Por që atëherë, kur kthehemi, është sepse kemi krijuar miqësi me të gjithë dhe kështu mezi presim të kthehemi çdo herë për të parë miqtë tanë, përveç punës, kështu që është shumë e këndshme.