Mbrëmja e hapjes së Festivalit të Filmit Frankofon
- Posted by Communication
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 3 Tetor, 2024
Festivali i Filmit Frankofon ka filluar dje me një ceremoni hapjeje të pasur me emocione!
Mbrëmja filloi me një fjalim hapës nga z. Grégoire Cuvelier, Ambasador i Belgjikës në Kosovë, dhe z. Kushtrim Krasniqi, Atashe per media dhe Organizator i Festivalit të Sportit në Komitetin Olimpik të Kosovës. Pas kësaj, kishim mundësinë të dëgjonim përvojat e Gresa Bakraqi dhe Hana Beiqi, atlete kosovare në Lojrat Olimpike të Parisit 2024, në një diskutim të moderuar nga z. Édouard Mayoral, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Drejtor i Institutit Francez të Kosovës.
Për këtë mbrëmje të parë të Festivalit të Filmit Frankofon rreth temës “Kinnemaja i kushtohet sportit”, u shfaq filmi i shkurtër i Samir Karahodes, “Pa Vend”, i ndjekur nga dokumentari i Mickaël Gamransi “Olimpike! Franca e Lojrave”. Mbrëmja përfundoi me një koktej, ku Shef Christophe kishte mundësinë të prezantonte specialitete kulinare franceze.