Prishtina Film Festival – Debate
- Posted by Communication
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 11 Shtator, 2024
Nga data 10 deri më 15 shtator, Prishtina International Film Festival kthehet me fuqinë e tij për edicionin e 16-të. Gjatë këtyre 6 ditëve të festivalit, shumë filma do të shfaqen, dhe aktivitete kulturore gjithashtu do të ofrohen.
Në këtë kontekst, Instituti Francez i Kosovës organizoi sot një debat mbi temën: « Prodhimi sot: kur faktori gjinor bëhet qendror ». Pas hapjes nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Z. Olivier Guérot, debati u moderua nga Z. Édouard Mayoral, Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor dhe Drejtor i Institutit Francez të Kosovës, dhe Blerta Zeqiri, Drejtore e Qendra Kinematografike të Kosovës.
Ky debat dha mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi çështjen e gjinisë në kinematografi, një temë shumë aktuale dhe e rëndësishme. Kishim nderin të dëgjonim fjalime shumë interesante nga folësit e këtij debati: Laëtitia Kulyk, Attachée Audiovizuale Rajonale e Ambasadës së Francës, Fatos Berisha, Drejtor i PriFest-it, Valmira Hyseni, Producente kosovare, Virginie Lacombe, Virgine Films dhe Jean-Baptiste Maitre, Alpha Violet. Pas këtij debati, një koktej i ngrohtë u dha mundësi folësve dhe pjesëmarrësve të shkëmbejnë më gjatë.