Dokufest 2024
- Posted by azemshala7@gmail.com
- Categories Aktivitetet e kaluara
- Date 9 Gusht, 2024
Ambasada e Francës dhe Instituti francez i Kosovës (IFK) kanë kënaqësinë të mbështesin Kosovën në fushën e audiovizuele, kinematografisë dhe mediave. Në kuadër të festivalit të njohur ndërkombëtarisht të filmave dhe dokumentarë dhe të shkurtër DokuFest, në prani të kryeministrit Kurti, të ngarkuarit me punë të Ambasadës francese Jean Lamy dhe shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë të sektorit audiovizuel dhe kinematografisë, u njoftua zyrtarisht marrëveshja për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti e vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë, dhe medias.
Duke filluar nga ky vit, DokuFest do të jetë partner i platformës Euro Connection si korrespondent për Kosovën. Kjo platformë është platforma kryesore në Festivalin Clermont-Ferrand për bashkëprodhimet e filmave të shkurtër. Nga ky vit, DokuFest do të organizojë thirrje për projekte nga Kosova që do të prezantohen në platformë, me synim nxitjen e partneriteteve për bashkëprodhime të filmave të shkurtër ndërmjet kompanive evropiane dhe ndërkombëtare të prodhimit.