Webinar: Bursat dhe mundësitë e studimit në Francë
A keni një projekt studimesh në Francë? Dëshironi të aplikoni për Bursat e Qeverisë Franceze, por nuk dini nga të filloni ose cilat hapa duhet të ndiqni? Campus France Kosovo ju fton në një sesion informues online më 28 prill në orën 16:00, gjatë të cilit do të mund të na bëni të gjitha pyetjet tuaja!
Gjatë këtij sesioni informues, do të trajtojmë:
- Si funksionojnë Bursat e Qeverisë Franceze;
- Mundësitë e studimit në Francë (nuk është vonë për të aplikuar!);
- Procedurat e aplikimit;
- Këshilla praktike mbi jetën studentore në Francë;
- Dhe shumë tema të tjera për të cilat mund të keni pyetje.
Qëllimi i këtij takimi është t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë mundësitë e disponueshme dhe të ecni më me siguri në projektin tuaj të studimeve. Do të organizohet gjithashtu një sesion pyetje-përgjigje për të adresuar të gjitha kërkesat tuaja.
Kush është Campus France Kosovo?
Campus France është një institucion publik i përgjegjës për promovimin e arsimit të lartë francez jashtë vendit dhe mirëseardhjen e studentëve dhe hulumtuesve të huaj në Francë. Ai inkurajon mobilitetin ndërkombëtar, menaxhon programe bursash dhe organizon rrjetin e Alumni-ve.
A dëshironi të vazhdoni studimet tuaja në Francë? Ejani drejtpërdrejt në hapësirën Campus France Kosovo, e vendosur në Institut Français du Kosovo, dhe bëni të gjitha pyetjet tuaja. Ne do t’ju udhëzojmë në çdo hap të projektit tuaj: mënyrat e aplikimit, procedurat e regjistrimit, programet e disponueshme, mundësitë për bursa dhe më shumë. Ne do t’ju ndihmojmë të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për mbërritjen dhe qëndrimin tuaj në Francë.
Contact: cooperation@if-kosovo.com
