Shpërndani dashurinë tuaj për leximin dhe për
gjuhën frënge me ne!
Mediateka jonë ofron një gamë të gjerë romanesh, librash dokumentarë dhe libra komikë në gjuhë frenge, si dhe vepra franceze të përkthyera në shqip. Të vegjlit dhe të rriturit do të gjejnë kënaqësi në shumëllojshmërinë e tematikave dhe dokumenteve në dispozicion!
Mediateka e Institutit Francez ka për mision krijimin, vlerësimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të burimeve. Ajo përfshin një hapësirë argëtuese për fëmijët, si dhe një hapësirë leximi. Mediateka e Institutit Francez të Kosovës është e hapur për publikun çdo të hëna dhe çdo të mërkurën, nga ora 14:00 deri në 18:00, dhe çdo të premte nga ora 10h30 deri në 13h30.
Ju presim me padurim!




